Javën e shkuar mbërriti për herë të parë në një vizitë zyrtare kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer.
Synimi kryesor i takimit për britanikun ishte ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri siç ndodhi me marrëveshjen me Italinë.
Pasi kjo kërkesë e Anglisë mori refuzim nga kryeministri Edi Rama që zgjodhi ti qëndroi besnik Melonit, Starmer i kritikua shumë nga mediat angleze.
Por ‘plani britanik’, duket se paska qenë edhe diskriminues, kjo për shkak se në Shqipëri plani ishte të sillte emigrantët ndërsa në Maqedoninë fqinjë të çonte miliarda euro investime.
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar që përfshin investime prej rreth 6 miliardë eurosh. Këto investime do të shpërndahen në sektorin e infrastrukturës, shëndetësisë, energjisë dhe transportit.
Qeveria maqedonase njofton se ka firmosur një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar me vlerë afro 6 miliardë euro.
Këto fonde sipas qeverisë maqedonase do të përdoren për projekte me rëndësi madhore, në infrastrukturën rrugore e hekurudhore, në sektorin e energjisë si dhe për kujdesin shëndetësore.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut këtë marrëveshje e konsideron transformuese për cilësinë e jetesës së qytetarëve atje.











