Plagosja e kamerierit 15-vjeçar, policia kap autorin, gjen pistoletën ‘Stilolaps’ (FOTO)

0

Tiranë – Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 21-vjeçari Aldo Neziri, autor I plagosjes së kamerierit 15 vjeçar dy ditë më parë të Ali Demi.

Pas aarrestimit, Aldo Neziri ka thënë se plagosja ndodhi aksidentalisht dhe pa qëllim dhe se pistoletën stilolaps e kishte hedhur në një kosh plehrash afër Don Boskos.

Pas kkërkimeve policia ka gjetur pistoletën tipike në formë stilolapsi.

Dje policia ka arrestuar edhe 3 punonjës të picerisë ku u plagos 15- vjeçari pasi nuk kallëzuan krimin dhe tentuan të pengojnë zbardhjen e së vërtetës duke pastruar vendin e ngjarjes dhe duke hequr DVR-ne e kamerave të sigurisë.

Për plagosjen e 15 vjeçarit është shpallur në kërkim edhe administratori i picerisë, njëherësh kushëri I të miturit, Leonardo Mejdani, I cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seventeen − fifteen =