Është mbyllur në orën 19:00 orari zyrtar I votimit, ndërkohë qytetarët që ishin në radhë do mund të shprehin vullnetin e tyre si zgjedhës.
Deri më tani sipas KQZ kanë raportuar 3890 qendra votimi nga 5225 që janë në total në të gjithë vendin.
Sipas raportimit nga 3889 QV deri në orën 18:00 kanë votuar 1 milion e 75 mijë e 893 qytetarë, krahasuar me 2021 kanë votuar 4.1% me pak.
Nga qarqet kryeson Dibra me 48.16% Dhe më pas Tirana me 47.83%.
Ndërkohë janë duke u plotësuar procesverbalet dhe më pas në shoqërimin e policisë kutitë e votimit do dërgohen në KZAZ ku do të nisë edhe votimi, I cili nuk. Ka gjasë të nisë përpara orës 21:00.
Rezultatet e para që do të. Mësojmë janë ato të bashkisë Vorë dhe Njësisë Administrative Nr. 10 në Tiranë ku është votuar në mënyrë elektronike dhe pritet që vendimi të dalë menjëherë, por Partia Demokratike ka kërkuar që rezultati të shpallet nesër.









