Parkimet me pagesë në Vlorë s’funksionuan asnjë ditë? Drejtoria u ngrit, njerëzit u paguan dhe tani pritet shkrirja

0

Parkimet me pagesë në Vlorë pritet të shuhen ende pa u vënë në funksion, pavarësisht se prej kohësh është ngritur një drejtori dhe paguhen njerëz me taksat e qytetarëve.

Parkimet me pagesë në qytetin e Vlorës, mesa duket, do të marrin fund ende pa nisur zyrtarisht. Një vit pasi u krijua Drejtoria e Parkimeve me Pagesë, kjo strukturë jo vetëm që nuk u vu asnjëherë në funksion, por pagat e dhjetëra punonjësve kanë kaluar rregullisht në arkën e Thesarit.

Sipas burimeve, justifikimi zyrtar ishte se Drejtoria e Urbanistikës nuk kishte përfunduar inventarizimin e rrugëve dhe nuk i kishte dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak. Për pasojë, Drejtoria e Parkimeve me Pagesë nuk zhvilloi asnjë aktivitet, ndërsa fondet dhe pagat vijuan të derdheshin pa asnjë shërbim të ofruar.

Burime brenda Bashkisë së Vlorës bëjnë me dije se kjo drejtori pritet të shkrihet së shpejti, duke ngritur shumë pikëpyetje dhe kaosi i parkimeve në Vlorë do mbetet sërish aty.

Çfarë ndodhi me këtë drejtori dhe pse po mbyllet ende pa nisur?

Pse u punësuan dhjetëra punonjës për një strukturë që nuk funksionoi asnjë ditë?

Kush mban përgjegjësi për fondet e shpenzuara?

Ndërkohë, qyteti vijon të përballet me kaos parkimi, mungesë vendesh të dedikuara dhe arkëtime zero nga një projekt që duhej të sillte të ardhura për bashkinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twenty − 1 =