OTP Bank “E fortë dhe me kapital të qëndrueshëm” – Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Grupin OTP

0

S&P Global ka përmirësuar vlerësimin e OTP Bank në nivelin BBB/A-2, duke theksuar qëndrueshmërinë më të lartë të bankës përballë stresit të mundshëm sovran – këtë deklaroi agjencia ndërkombëtare e vlerësimit kreditor në njoftimin e saj, më 14 prill 2025. S&P Global e argumentoi këtë përmirësim, kryesisht duke vënë në dukje se treguesit e kapitalit dhe likuiditetit të Grupit OTP janë të mjaftueshëm për të përballuar një skenar stresi. Si rezultat i këtij përmirësimi, vlerësimi i bankës është ngritur në një kategori më të lartë sesa vlerësimi kreditor sovran, i shtetit hungarez.

 

15 prill 2025, Budapest, Hungari – Vlerësimet janë ngritur me një nivel, nga BBB minus/A-3 në BBB/A-2. Në argumentimin e saj për përmirësimin e vlerësimit të OTP Bank, S&P theksoi se OTP ka reduktuar ekspozimin ndaj rrezikut sovran hungarez përmes blerjeve të bankave të huaja gjatë viteve të fundit. Grupi bankar ka realizuar me sukses blerjen dhe integrimin e disa bankave në vende të BE-së dhe jashtë saj.

Agjencia e vlerësimit kreditor e konsideron të qëndrueshëm pozicionin e kapitalit dhe likuiditetit të Grupit OTP për të përballuar një skenar stresi, edhe në rastin e pamundur të një falimentimi të shtetit hungarez. Për këtë arsye, S&P e vlerëson OTP mbi nivelin sovran të Hungarisë.

“Ky vlerësim i përmirësuar nga Standard and Poor’s, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit kreditor, pasqyron angazhimin e Grupit OTP ndaj rritjes së qëndrueshme dhe stabilitetit financiar. Grupi ynë bankar, i pranishëm në 11 vende vazhdon të punojë për të ofruar shërbime financiare të sigurta dhe të përshtatshme për klientët, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore,” – tha Péter Csányi, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP, lidhur me përmirësimin e vlerësimit.

Rreth Grupit OTP
Grupi OTP është një nga grupet bankare me rritjen më të shpejtë dhe ndër më të rëndësishmet në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të lartë dhe pozicion të qëndrueshëm në kapital dhe likuiditet. Me rreth 40,000 punonjës në 11 shtete të rajonit të Evropës Qendrore dhe Azisë Qendrore, Grupi ofron shërbime financiare universale për 17 milionë klientë. Si konsoliduesi më aktiv në sektorin bankar të rajonit, Grupi ka realizuar dhe integruar me sukses 25 blerje bankash që nga fillimi i viteve 2000. Grupi OTP ka selinë në Hungari dhe një strukturë pronësie të diversifikuar dhe transparente. Grupi bankar është i listuar në Bursën e Budapestit, që nga viti 1995.

OTP Bank Albania, si pjesë e Grupit OTP, përfiton nga ky përmirësim i qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në nivel grupi, duke garantuar një nivel më të lartë sigurie për klientët shqiptarë dhe duke ndjekur standardet më të larta të qëndrueshmërisë financiare.

Për më shumë rreth vlerësimit të S&P Global, mund të lexoni në link

The post OTP Bank “E fortë dhe me kapital të qëndrueshëm” – Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Grupin OTP appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × 4 =