Mijëra besimtarë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit duke pritur “tymin e mesëm” që pritej në orën 17:30 të pasdites.
Mesa duket edhe në këtë votim Konklavës nuk pati një rezultat pozitiv, pasi nuk pati tym nga oxhaku. Në këtë orë ishte vendosur që do të kishte vetëm tym të bardhë nëse kardinalët do të kishin zgjedhur papën.
Ky ishte votimi i katërt i bërë nga kardinalët, që nuk ka një rezultat pozitiv. Një votim u bë të mërkurën, ndërsa 3 u bënë gjatë kësaj dite.
Pritet edhe një votim tjetër këtë mbrëmje në orën 19.30.
Dy papët e fundit, Papa Benedikti i XVI dhe Papa Françesku janë zgjedhur për të drejtuar kishën në ditën e dytë të konklavës, konkretisht votimin e 4 dhe në votimin e 5.














