Nis zyrtarisht numërimi/ Në 14 QV në Vorë kryeson bindshëm PS, socialistët para edhe në Pustec

0

TIRANË- Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 14 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes, por Report Tv ka arritur që të sigurojë rezultatet për të paktën 14 kuti votimi.

14 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1315 vota, ndërsa PD vetëm 893. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 128 vota. Ilir Meta, i cili garon në listën e hapur të Tiranës nën koalicionin PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë vetëm 1 votë. Me shpalljen e këtij rezultati, mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë.

Numërimi ka nisur edhe në qarkun e Korçës. Kutia e parë: PS me 130 vota dhe PD 52 vota./ Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

8 − two =