Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

0

Myrto Uzuni ka ndarë me ndjekësit në Instagram një mesazh të ndjerë për fanellën e Kombëtares shqiptare, të cilën e vesh me krenari.

Sulmuesi beratas shpreh lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë dhe thekson se çdo paraqitje në fushë në shërbim të kombit është një nder i veçantë për të.

Uzuni ka treguar gjithashtu dhuratën që mori nga tifozët e Illyrian Elite. Bëhet fjalë për një banderolë ku shfaqet imazhi i tij, shoqëruar me mbishkrimin “Uno di noi” (Njëri prej nesh).

“Sa herë vesh ngjyrat e tua, zemra rreh si herën e parë. Faleminderit nga zemra, Illyrian Elite, për këtë dhuratë kaq të veçantë! Krenar të jem një prej jush”, shkruan Uzuni.

The post Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 − four =