Ilir Daja: Duhet ta marrim seriozisht Vllazninë dhe të japim gjithçka në fushë

0

Dinamo do të luajë nesër kundër Vllaznisë në kuadër të javës së gjashtë të “Abissnet Superiores”. Takimi në stadiumin “Loro Boriçi” nis në orën 18:30. Para ndeshjes, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli për mediat.

Ndërprerja e kampionatit – Pauza na ndihmoi të rimerrnim energjitë, por erdhi edhe në një periudhë kur po kalonim formë të mirë dhe kishim marrë disa rezultate pozitive. Ngarkesa e verës ka qenë e konsiderueshme, për shkak të pjesëmarrjes në eliminatoret e Conference League, ndaj pushimi ishte i nevojshëm.

Nuk patëm mundësi të stërviteshim me të gjithë lojtarët, pasi Qefalija, Aliji dhe Berisha ishin të grumbulluar me përfaqësueset e tyre. Krahas tyre, disa futbollistë u përballën me dëmtime.

Përballja me Vllazninë – Tani kampionati rifillon dhe duhet të vijojmë punën tonë, edhe pse na pret një transfertë e vështirë. Pozicioni i Vllaznisë në renditje nuk pasqyron nivelin e saj; skuadra shkodrane nuk e meriton atë vend dhe ka bërë paraqitje të mira.

E kam ndjekur thuajse çdo ndeshje të tyre gjatë analizave me stafin, edhe sepse Vllaznia është përballur me kundërshtarët tanë një javë para nesh.

Çfarë kërkohet nga skuadra – Duhet të hyjmë në fushë të përqendruar dhe të angazhohemi plotësisht. Ndeshjet që kemi zhvilluar në Shkodër ndaj Vllaznisë kanë qenë shpesh të bukura dhe me spektakël, por kësaj here duhet të veprojmë me pragmatizëm, pasi kemi një transfertë të vështirë përpara.

Mungesat në skuadër – Do të kemi disa mungesa. Ajo e kapitenit Bruno Dita është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh rolin e tij në ekip. Gjithsesi, do të kërkojmë zgjidhjet e duhura mes lojtarëve që do të aktivizohen, pasi këtë sezon kemi një grup më të gjerë.

The post Ilir Daja: Duhet ta marrim seriozisht Vllazninë dhe të japim gjithçka në fushë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

four × 2 =