Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë dhe kishte nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se shkak për problemet në rrjet janë bërë dëmtimet e linjave elektrike si pasojë e motit të keq, ndërsa ekipet e punës kanë ndërhyrë në terren dhe kanë arritur të rikthejnë furnizimin në disa prej zonave të prekura.
Sipas njoftimit të operatorit, puna nuk ka përfunduar ende, pasi grupet e ndërhyrjes vijojnë riparimet në pjesët e tjera të rrjetit për të rikthyer normalitetin e plotë të furnizimit me energji elektrike.
The post Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë appeared first on Albeu.com.









