Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur reth orës 17:30, në fshatin Strum, ku shtetasi Fatjon Begaj, ka përplasur dy të moshuar, Hetem Ruko, 67 vjeç dhe Besa Ruko, 62 vjeç.

Gjithashtu, këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe janë tashmë nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në komisariat, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.

The post Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 − fourteen =