Me tren nga Rrogozhina tek Aeroporti i Vlorës! Nis hartimi i projektit

0

Hekurudha shqiptare ka shpallur fituese kompaninë austriake ILF Consulting Engineers Austria për të bërë studimin dhe hartimin e projekt idesë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me qytetin e Vlorës.
Kompania austriake ka bërë një ofertë me vlerë 78.81 mln lekë, për të bërë studimin e kësaj linje hekurudhore.
Linja ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së amortizuar.
Lidhja hekurudhore e disa qyteteve me një nga aeroportet e vendit sipas institucioneve do të sjellë zhvillim ekonomik por edhe turistik.
Edhe kjo hekurudhë e re që do të ndërtohet pasi të bëhet projekti i ri do të jetë elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven + sixteen =