Janë numëruar 37,270 vota të qarkut të Kukësit, nga të cilat 1509 vota ishin të pavlefshme.
Kështu ka përfunduar për 139 qendrat e votimit të këtij qarku, ku kryesojnë demokratët.
Partia Demokratike merr 2 mandate në këtë qark me në total 18,934 vota ose 52.95%, ndjekur më pas nga PS që është forcë e dytë me 10,970 vota ose 30,68% duke marrë një mandar, ndërsa e treta doli PSD me 5,061 vota ose 14.51%, por nuk arriti të nxirrte deputet.











