Mbaron pa konsensus e marrëveshje takimi i Kurtit me opozitën: Koha për kompromise

0

Takimi i liderëve të partive opozitare në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur krizën parlamentare dhe për të votuar kryetarin e Kuvendit ka mbaruar pa konsensus. Si fitues i zgjedhjeve të shkurtit, Kurti i ftoi partitë opozitare në takim për të arritur në një dakordësi, por meqë konsensus nuk pati Kurti tha për mediat se është koha për kompromise.

U pa se konsensus nuk ka tani na mbetet kompromisi. Kam ofruar 2 opsione kompromisi. I pari është që nëse nuk merr votat me votim të fshehtë Albulena Haxhiu tërhiqet nga kandidatura. Pra do të ketë vetëm një votim. Kompromisi i dytë është një marrëveshje politike në lidhje me 67 të kushtetutës, për votim të fshehtë. Ne jemi fitues, dhe nuk ka sesi humbësit të përcaktojnë kryetarin e Kuvendin. PDK dhe LDK e kanë keqlexur dhe po e keq interpretojnë publikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti.

Ndërsa Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin farsë dhe të pasuksesshëm.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ka qenë pak a shumë janë të njëjta dhe nuk as respektonin dhe interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses”, tha Abdixhiku.

Kuvendi i ri të ngrihet brenda 30 ditësh, kështu urdhëroi para pak ditësh Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila theksonte se deputetët janë të detyruar që brenda këtij afati të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e kuvendit.

Deri më tani kanë dështuar 37 seanca për konstituimin e kuvendit, pasi propozimi i LV që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare Kuvendi, nuk pranohet nga opozita pasi është një figurë që nuk po pranohet nga palët. Seanca e radhës pritet të mbahet të dielën e 29 qershorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seventeen − 8 =