Maqedoni, ndalohen dhjetë shoferë për drejtim të rrezikshëm të automjeteve

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme të vendit, autoritetet kanë privuar nga liria dhjetë drejtues automjetesh, të dyshuar për drejtim të pakujdesshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

MPB-ja njofton se katër prej tyre kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa dy janë konstatuar duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Një 21-vjeçar nga Shkupi ka rezultuar me 1,99 promilë alkool në gjak, kurse te një 67-vjeçar nga Shtipi janë matur 1,77 promilë.

Tre persona të tjerë janë kapur në timon, edhe pse ndaj tyre ka pasur ndalesa aktive për drejtimin e automjeteve. Në Negotinë, policia ka ndaluar gjithashtu një të mitur që drejtonte motoçikletë pa patentë shoferi; mjeti rezultoi edhe i paregjistruar.

Sipas njoftimit të MPB-së, pasi të përfundojë dokumentimi i rasteve, ndaj personave do të dorëzohen kallëzime përkatëse penale.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos marrin drejtimin e automjeteve pa patentë shoferi, nën efektin e alkoolit ose gjatë kohës kur ndaj tyre janë në fuqi ndalesa aktive, për të kontribuar në rritjen e sigurisë në trafik.

The post Maqedoni, ndalohen dhjetë shoferë për drejtim të rrezikshëm të automjeteve appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven + 8 =