Maliq, sipas informacioneve paraprake një 14 vjeçar ka ndërruar jetë në spital nga plagët e shkaktuara me thikë, gjatë një sherri, motivet e të cilit ende nuk bëhen me dije.
Policia njofton se dy të mitur nga 14 vjeç janë konfliktuar në një lokal në fshatin Pirg dhe janë plagosur të dy, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri është nën mbikëqyrjen e policisë teksa merr mjekim.
Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.










