Kush humbet dhe kush fiton nga zhvlerësimi i fortë i valutave?

0

Në muajin maj 2025, monedhat euro dhe dollar kanë shënuar nivele të ulëta historike kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro sot po këmbehet nën 98 lekë, ndërsa dollari ka rënë në nivelin më të ulët në 17 vjet në 86 lekë.

Humbësit kryesor të zhvlerësimit të valutave janë:

– Eksportuesit: Bizneset që eksportojnë mallra dhe shërbime në euro apo dollar përballen me të ardhura më të ulëta në lekë, ndërsa shpenzimet e tyre mbeten të njëjta ose rriten. Kjo situatë ka çuar në humbje të konsiderueshme, me disa kompani që raportojnë vështirësi të mëdha financiare.

– Familjet që marrin remitanca: Dërgesat nga emigrantët, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave për shumë familje shqiptare, kanë humbur një pjesë të fuqisë blerëse për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

– Turizmi: Shërbimet turistike në Shqipëri janë bërë më të shtrenjta për vizitorët e huaj pasi euro e dollari kanë më pak vlerë përballë lekut, duke ndikuar negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit turistik.

Fituesit kryesor të zhvlerësimit të valutave janë:

– Importuesit dhe konsumatorët: Bizneset që importojnë mallra përfitojnë nga një lek më i fortë, pasi mund të blejnë produkte të huaja me kosto më të ulët. Kjo përfitim mund të reflektohet edhe në çmime më të ulëta për konsumatorët.

– Kredimarrësit në valutë: Individët dhe bizneset që kanë marrë kredi në euro apo dollar përfitojnë nga këstet mujore më të ulëta në lekë, për shkak të zhvlerësimit të valutave të huaja.

– Qeveria: Borxhi publik i shprehur në valutë të huaj ka një vlerë më të ulët në lekë, duke lehtësuar barrën e borxhit për buxhetin e shtetit.

Zhvlerësimi i valutave nuk pritet të ndalë, ndërsa ditët kur euro këmbehej me mbi 120 lekë duket sikur nuk kanë ekzistuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 5 =