Mëngjesin e sotëm, Donal Lukës iu vu tritol në dyqanin e mishit të derrit që kishte në përdorim në Krujë.
Po kush është Donald Luka, emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Në 2022 Donald Luka, bashkë me vëllanë, Ernest Luka në mars 2022 rrahën brutalisht kuzhinierin Indrit Çela pas një konflikti për një parakalim makinash në rrugët e Krujës.
Gjatë kontrolleve të policisë në 2022, policia zbuloi edhe një shtëpi bari në pronën e familjes Luka dhe arrestoi babanë dhe vëllanë e Donald Lukës, ndërsa këtë të fundit e shpalli në kërkim.
Nuk dihen shkaqet dhe motivet e shpërthimit të sotëm në dyqanin e Donald Lukës, por policia po heton të shkuarën dhe konfliktet e tij në të shkuarën.








