Konjufca dhe Eide bisedojnë në Varshavë për rrugën evropiane të Kosovës dhe sigurinë rajonale

0

Rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian, siguria në Ballkanin Perëndimor dhe thellimi i marrëdhënieve Kosovë–Norvegji ishin temat e bisedës mes Glauk Konjufcës dhe Espen Barth Eide, bëhet e ditur në njoftimin për takimin.

Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Njoftimi bën të ditur se dy zyrtarët shkëmbyen qëndrime mbi perspektivën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.

The post Konjufca dhe Eide bisedojnë në Varshavë për rrugën evropiane të Kosovës dhe sigurinë rajonale appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seventeen − 9 =