Komandanti i KFOR-it pritet nga shefi i EULEX-it, bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit

0

Gjeneralmajori Roberto Vergori, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, është pritur në një takim nga shefi i EULEX-it, Antero Lopes.

Në komunikatën e lëshuar nga EULEX-i, theksohet se gjatë bisedës mes Lopes dhe Vergorit u shqyrtuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit aktual brenda mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj çështjeve të sigurisë, raporton Klankosova.tv.

“Duke u mbështetur në partneritetin e fuqishëm që ekziston midis EULEX-it dhe KFOR-it, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, mirëpriti sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

Në fokus të diskutimeve të tyre ishin mënyrat për të avancuar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin ekzistues në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reaguesve ndaj sigurisë, duke dhënë kështu një kontribut të drejtpërdrejtë në stabilitetin e Kosovës dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

The post Komandanti i KFOR-it pritet nga shefi i EULEX-it, bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

six + 18 =