Një person është plagosur në atentat pasditen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës dhe i plagosur me armë zjarri ka mbetur Besmir Gorgea, I cili është qëlluar teksa ecte me makinë.
Gorgea ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat.
DVP Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.







