Idriz Rrecaj, Hero i Kosovës, rivarroset pas 27 vjetësh pritjeje

0

Pas 27 vjetësh pritjeje, Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj është rivarrosur sot në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt. Ai ishte rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë më 19 prill 1999.

Eshtrat e Rrecajt u gjetën në një varrezë masive në veri të vendit dhe më pas u identifikuan përmes analizës së ADN-së.

Qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit. Mes tyre ishin ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

I lindur më 10 nëntor 1944 në Llaushë, Idriz Rrecaj ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Ai ndihmoi në organizimin e rezistencës, në arsimin shqip, në pajtimin dhe solidaritetin, si dhe i dha mbështetje të fuqishme luftës çlirimtare.

Në vitin 2019, për kontributin në çështjen kombëtare dhe përkushtimin ndaj lirisë së Kosovës, ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

The post Idriz Rrecaj, Hero i Kosovës, rivarroset pas 27 vjetësh pritjeje appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − two =