Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas 7 muajsh zvarritje ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e aferës së korrupsionit me dosjen ‘Partizani’, ku Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të përballen me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Përmes aferës ‘Partizani’, dhëndri i Berishës përfitoi 5.4 mln € nga ndërtimi i kullave te kompleksi ‘Magnet’.
Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, dhe kështu do të nisë gjykimi ndaj ish kryeministrit Berisha për aferën e privatizimit të tokës ku u ndërtuan 19 kulla në truallin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Po për këtë dosje të akuzuar janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina.
Kjo është humbja e dytë për Berishën brenda këtij muaji pas disfatës me zgjedhjet e 11 maijt.








