Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

0

Hoffenheim regjistroi një triumf të rëndësishëm në transfertën ndaj Borussia Monchengladbachut, duke siguruar suksesin e parë jashtë fushe këtë edicion.

Pas një nisjeje jo bindëse të sezonit, skuadra gjermane duket se ka rikthyer formën dhe synon të ngjitet sa më shpejt në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Fitorja iu dedikua Albian Hajdarit dhe Nathan de Cat, të cilët aktualisht janë jashtë për shkak të lëndimeve.

Hajdari ishte rikuperuar nga dëmtimi i pësuar me Kosovën, por më pas pësoi një tjetër lëndim në këmbë gjatë stërvitjes me klubin gjerman. Për këtë arsye, ai pritet të mungojë edhe disa javë.

Mbetet ende e pasigurt nëse futbollisti i Kosovës do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës.

The post Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × five =