Man Unitedi mbetet pa fitore, ndalet në barazim nga Leeds

0

Manchester Unitedi u detyrua të kënaqej me një pikë në transfertën ndaj Leedsit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligës Premier.

Vendasit patën kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të takimit, por sfida përfundoi me rezultatin 1-1.

Leeds e nisi takimin më kërkues dhe Nico Elvedi iu afrua golit me një goditje të bukur, por portieri Lammens reagoi shkëlqyeshëm dhe e ndali tentativën.

Pavarësisht nisjes së mirë të vendasve, ishte Manchester Unitedi që kaloi në avantazh. Bryan Mbeumo shfrytëzoi në mënyrë perfekte asistimin e Youri Tielemans dhe shënoi në minutën e 35-të.

Megjithatë, epërsia e “Djajve të Kuq” zgjati deri në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 51-të, Dominic Calvert-Lewin përfitoi nga një top i kthyer dhe e riktheu baraspeshën.

Skuadra e Unitedit pati mundësinë të siguronte fitoren, por Amad Diallo nuk arriti të konkretizonte një rast të favorshëm.

Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi renditet i 13-ti me shtatë pikë, ndërsa Leeds mban vendin e shtatë me 10 pikë.

The post Man Unitedi mbetet pa fitore, ndalet në barazim nga Leeds appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen + 10 =