Në Butrint, në Karavasta, Prespë apo edhe brenda në Theth (që para pak ditësh gëloi nga shembjet) do të lejohen ndërtime në funksion të turizmit. Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi ligjin për ‘zonat e mbrojtura’ të miratuar në vitin 2024 në muajin shkurt.
Ky ligj parashikon mundësi për të hapur biznese, për të ushtruar veprimtari ekonomike brenda zonave të mbrojtura. Ky ligj u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga PD-ja, e cila kërkoi të shfuqizohet pasi i hap rrugë ndërtimeve në dëm të zonave të mbrojtura.
Po ashtu sipas PD ky ligj është korruptiv dhe në favor të oligarkëve, por Kushtetuesja vlerëson se këto pretendime nuk faktohen dhe as nuk mbështeten me argumente, përsa kohë ligji nuk është plotësuar me aktet e tjera nënligjore.
“Për sa u përket pretendimeve për cënimin e parimit të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve normative, Gjykata vlerësoi, njëzëri, se kërkuesi nuk ka sjellë argumente kushtetuese në mbështetje të tyre. Pavarësisht se në dukje ligji objekt kërkese liberalizon politikat shtetërore në administrimin e zonave të mbrojtura, ai, në thelb, përbën një ligj kuadër, i cili nuk është i vete zbatueshëm dhe në vetvete nuk sjell pasoja dhe, për rrjedhojë, nuk cënon detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit sipas MSA-së”, thuhet në argumentin e Gjykatës Kushtetuese.
Po përmes këtij ligji do të lejohen investime që do të miratohen me vendim të këshillit të ministrave.
Ora nëse qeveria gjykon se duhet ndërtuar një resort në Lurë, në malin e Tomorrit apo në lumin Vjosë, mund të nisë ndërtimi.








