Kandidatja e PS-së për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi humbi mandatin e saj.
Rinumërimi i votave i ka kushtuar Çaushit, e cila u bë e njohur gjatë fushatës me videot ironike ndaj Gazmend Bardhit.
Zegjine Çaushi humbi për vetë, 10 vota ndaj rivales së saj brenda PS-së Maldrita Bardho.
Me rinumërimin e votave në Fier, Zegjine Çaushit iu hoqën 48 vota, kurse kandidates pas saj Bardhos iu shtuan 26 vota.








