Fushë Krujë, qëllohet me armë lokali i Mondi Vogës (Historiku i të fortit)

0

Fushë Krujë, është qëlluar me armë zjarri fasada e lokalit të Mondi Vogës në Krastë dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Mondi Voga është emër i njohur për policinë pasi në 2018 kur ishte shoferi I ish-Prokurorit Arjan Ndoja (Deputeti i zgjedhur) ka rrahur avokatin Ilia Ilia ne Durrës.

Dy vite pas rrahjes se avokatit, në 2020 Mondi Voga u arrestua teksa ecte me makinë të blinduar me fenelina policie dhe me armë pa leje.

Kjo nuk është hera e parë që Vogës I dërgohet SMS me eksploziv, pasi dhe në 2017 I vunë lëndë plasëse në lokal.

Njoftimi i Policisë

-Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

9 + 6 =