Pasi u shpall fitues për një mandat të katërt Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin Skëndërbej, fjalimin e fitores. Krah familjes së tij Rama theksoi se shqiptarët zgjodhën yjet dhe jo errësirën.
“Qytetarët besuan tek ne dhe na votuan më shumë se çdo herë tjetër për një rrugë të madhe. Ne mbollëm më shumë shpresë për Shqipërinë ndaj morëm edhe më shumë nga Shqiptarët. Ne morëm mbështetje për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në BE. Shqipëria di çfarë do dhe çfarë bën. Mes dritës së yjeve të Evropës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies në humnerë Shqipëria zgjodhi ngjitjen. Faleminderit Shqipëri! Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë gjer më sot për të thënë atë që për mua është kjo fitore. Është e pamundur ta them me gojë gjithçka mendoj prej ditësh e orësh të gjata. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ti falënderuar. Është e qartë që shumica jashtë kufijve jashtë Shqipërisë mendon njësoj për Shqipërinë që ecën në drejtimin e duhur, në rrugën drejt BE”, tha Rama.








