Ka filluar mbledhja e bordi të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) në të cilën pritet të merret vendimi për ta rritur ose jo çmimin e rrymës.
Ndërkaq, Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve.Ditë më parë, ZRrE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.
Ndryshe, Telegrafi do të ju mbajë të informuar për vendimet e fundit nga ZRRE. /Telegrafi/
The post Filloi mbledhja e ZRRE-së, pritet vendimi për çmimin e energjisë appeared first on Telegrafi.










