Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

0

Fermín López ishte protagonisti kryesor i fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit të dielën, teksa realizoi të dy golat e skuadrës katalanase në “Metropolitano”.

Mesfushori 22-vjeçar e gjeti rrjetën fillimisht në minutat shtesë të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 66-të shënoi edhe golin që i dha Barcelonës triumfin.

Pas ndeshjes, Fermín u pyet nëse synon të rivalizojë me bashkëlojtarin e tij, Raphinha, për çmimin Pichichi, që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligës. Megjithatë, ai u tregua realist dhe nuk pranoi se mund të hyjë në një garë të tillë.

“Nuk besoj se do ta arrij, sepse Raphinha po luan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të shënojë gola! Për sa kohë që mund ta ndihmoj ekipin, jam i lumtur”, deklaroi ai.

López foli gjithashtu për paraqitjen e Barcelonës në pjesën e dytë, duke theksuar se skuadra kishte hyrë në dhomat e zhveshjes me bindjen se duhej të ruante nivelin e treguar në fundin e pjesës së parë.

“Në pushim e dinim se duhej të vazhdonim të luanim ashtu siç e përfunduam pjesën e parë”, u shpreh mesfushori.

“Mendoj se ekipi zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme, si në aspektin defensiv, ashtu edhe në atë ofensiv. Jemi shumë të lumtur”, përfundoi Fermín.

The post Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twenty − 19 =