Kamberi njofton fitoren e koalicionit shqiptar: 10 vende në Këshillin Kombëtar

0

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, publikoi rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas tij, Koalicioni Shqiptar, që drejtohet nga Enkel Rexhepi, u rendit i pari në votimet e zhvilluara sot në Serbi.

Lista me numrin 3 mori 4 mijë e 769 vota, të cilat i siguruan 10 prej gjithsej 29 mandateve të Këshillit.

Kamberi falënderoi votuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe të gjithë ata që i besuan koalicionit. Ai uroi Enkel Rexhepin dhe ekipin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën.

Ai bëri të ditur se bisedimet me listat e tjera për formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të nisin menjëherë.

Kamberi theksoi se Këshilli duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të angazhohet për shkollimin dhe librat në shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.

The post Kamberi njofton fitoren e koalicionit shqiptar: 10 vende në Këshillin Kombëtar appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

12 + six =