(Emri+Video) Vrasësi nga Pogradeci arrestohet pasi doli nga burgu, iu gjetën armë e drogë

0

Pogradec, është arrestuar 27-vjeçari Fabian Muçollari Pasi I jane gjetur dy pistoleta, kokainë, fishekë dhe silenciator.

Fabian Muçollari kishte dalë se fundmi nga burgu pasi në 2016, në moshën 16 vjeçare vrau bashkëmoshatarin e tij pas sherrit për një vajzë dhe u dënua me 12vite burg.

Njoftimi i policisë

Operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, u sekuestruan 1 pako me lëndë narkotike kokainë, 2 armë zjarri, municion luftarak, një shkop metalik, një shumë lekësh dhe një automjet.

Policia vë në pranga poseduesin e tyre, i dënuar më parë për “Vrasje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe i punës së pandërprerë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, për një shtetas që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, shtetas me precedent kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Krimeve të Rënda dhe Shqiponjat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cold Hand”.

Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore.

Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).
Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

12 + nine =