Doktori Ilir Alimehmeti nuk arriti të futet në kuvend pasi nuk mblodhi votat e mjaftueshme për të siguruar mandatin e deputetit. Në një sfidë të fortë mes tij dhe deputetes Jorida Tabaku, kjo e fundit u shpall fituese.
Alimehmeti mori 18125 në total, dhe nuk e fitoi mandatin. Por nëse PD do ti kishte rezervuar një vend në listë të sigurtë, doktori do të kishte mundësinë të ulej në parlamentin e ardhshëm.
Për ta ngushëlluar për humbjen Floriana Garo e konsideron atë si më të mirin. Vlerësimi për të vjen nga kolegia e partisë e cila ishte nga më pak të votuarat në primaret e PD-së por përsëri mori një vend të sigurt në listat e PD-së.
Ndërsa Ilir Alimehmeti edhe pse një nga figurat me më shumë vota mes demokratëve u la jashtë listës së sigurt, dhe si rezultat i humbjes së PD, mbeti edhe jashtë parlamentit.








