Bletaria është një sektor strategjik për mbrojtjen e biodiversitetit dhe sigurimin e ushqimit të qëndrueshëm. Në Shqipëri, ky sektor ka njohur zhvillim të vazhdueshëm, duke kontribuar në përmirësimin e ekonomisë dhe ekosistemit.
Gjatë vitit 2024, përmes Skemës Kombëtare, janë mbështetur me financim 4,056 bletarë në zgjerimin e koshereve dhe rritjen e prodhimit vendas të mjaltit, duke forcuar rolin e bletarisë në zinxhirin ushqimor kombëtar.
Mbështetja për bletarinë vijon edhe gjatë vitit 2025 me 1 mijë lekë do të mbështeten bletarët me jo më pak se 50 koshere.
Sa koshere bletësh ka Shqiperia?
Shifrat e institucioneve zyrtare flasin për rritje të fortë të numrit të koshereve të bletëve në të gjithë vendin. Në fund të vitit 2023, numri i koshereve në Shqipëri arriti në afro 519 mijë të tilla, që i përkisnin rreth 4 mijë fermerëve.
Sa mjaltë prodhohet në Shqipëri?
Shifrat e vitit 2023 tregojnë se prodhimi i mjaltit ne Shqipëri ka ardhur në rritje. Prodhimi është rritur me afro 35%, dhe ka arritur në 5633 tonë në një vit.

Disa nga llojet më të rëndësishme të mjaltit në vend
Mjalti i Zadrimës- për shkak të kushteve të mora klimatike, i njohur si mjalti i sherebelës.
Mjalti i Pukës- ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë.
Mjalti i Malit (Tropoja/Korça)- prodhohet kryesisht nëpër femra të vogla.
Çmimi i mjaltit ne Shqipëri ka arritur deri në 3000 lekë një kilogram, por synimi është importi në vendet e huaja me çmim më të lartë
Benefitet e mjaltit
- Forcon imunitetin pasi përmban antioksidantë dhe substanca antibakteriale që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga infeksionet.
- Zbut fytin dhe qetëson kollën, veçanërisht në kombinim me çajra bimorë.
- Shërben si burim energjie natyrale pasi përmban sheqerna natyrale si fruktozë dhe glukozë.
- Përmirëson tretjen, ka veti probiotike që ndihmojnë florën e zorrëve dhe lehtësojnë problemet me tretjen.
- Shërim i plagëve dhe djegieve
- Mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit. Marrja e një luge mjaltë para gjumit ndihmon në prodhimin e melatoninës dhe relaksimin e trupit.
- Mund të ndihmojë në kontrollin e peshës mund të ndihmojë në reduktimin e oreksit kur konsumohet me ujë të ngrohtë.






