Alizoti: Përplasjet e brendshme në PS ngjajnë me periudhën e Enver Hoxhës, qeverisja është degraduar

0

Në një intervistë dhënë për News24, deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka komentuar tensionet e brendshme që kanë përfshirë Partinë Socialiste.

Sipas tij, brenda PS-së tashmë po zhvillohet një përplasje e brendshme e ngjashme me atë të kohës së Enver Hoxhës. Ai vlerësoi se qeverisja socialiste është degraduar, pasi të gjithë interesohen për t’u pasuruar vetë dhe qytetari nuk është prioritet.

Alizoti pohoi se përplasjet në Partinë Socialiste janë identike me ato të periudhës së Enver Hoxhës dhe se kjo forcë politike ka rënë nga niveli i mëparshëm. Ai e cilësoi situatën si një luftë të brendshme në një parti të korruptuar, me tipare mafioze, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion dhe padrejtësi. Opozita e kishte paralajmëruar këtë, shtoi ai. Sipas tij, kur një parti mban pushtetin për një kohë të gjatë dhe kërkon të ruajë vetëm veten e pushtetin, e jo qytetarët, atëherë ndodh pikërisht kjo që po shihet.

Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se kushdo që përpiqet të mbrojë vetëm financiat e veta, normalisht përfundon në një klan mafioz. Asambleja e PS-së, sipas tij, u duk si një ngjarje staliniste. Brenda Partisë Socialiste ekziston pakënaqësi, por jo guxim, sepse ai që e shfaq këtë guxim del nga politika, pasi bëhet fjalë për një luftë për pushtet. Alizoti shtoi se akuzat e Spiropolit janë të sakta, sepse ajo ka qenë më parë pjesë e PS-së dhe e di shumë mirë si funksionon kjo parti.

The post Alizoti: Përplasjet e brendshme në PS ngjajnë me periudhën e Enver Hoxhës, qeverisja është degraduar appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 − one =