VIDEO/ Marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”

0

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër ekzekutivit vijon me intensitet të plotë.

Pas tubimit para parlamentit, pjesëmarrësit janë nisur tashmë në marshim drejt selisë së qeverisë.

Gjatë ecjes, turma ka shprehur zemërimin ndaj pushtetit me slogane të tilla si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Ballukun”.

Siç ka ndodhur edhe netët e kaluara, grumbullimi pritet të vazhdojë para godinës së Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e demonstruesve mbetet largimi i kreut të qeverisë nga detyra.

The post VIDEO/ Marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

sixteen + 1 =