Teuta Arifi përballet me gjykimin për kontratat fiktive dhe dëmin prej 1 milion eurosh ndaj buxhetit

0

Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës nisi procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së komunës, Teuta Arifi. Çështja lidhet me kontratat fiktive të dyshuara gjatë kohës kur ajo drejtonte komunën.

Arifi akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas dyshimeve, përmes qindra kontratave fiktive buxhetit komunal iu shkaktua një dëm prej 1 milion eurosh.

Seanca u ndërpre pak minuta pas nisjes. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 11 ose 17 nëntor.

Përveç kësaj çështjeje, Komuna e Tetovës ka ngritur edhe tri padi të tjera ndaj Arifit, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorime të pretenduara gjatë drejtimit të saj të komunës.

The post Teuta Arifi përballet me gjykimin për kontratat fiktive dhe dëmin prej 1 milion eurosh ndaj buxhetit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nine − five =