Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi la afat orën 24.00 të datës 15 maj për të mbyllur numërimin e votave nga diaspora me perjashtim te votave të Greqisë për të cilat ende s’ka vendim.
Por afati nuk u respektua dhe numërimi i votave vijon në Parkun Olimpik në Tiranë aty ku numërohet vota e diasporës.
Mirëpo një fenomen tejet shqetësues po vërehet në numrim. Me qindra vota janë tepër. KQZ ka deklaruar se nga diaspora kanë ardhur 194,889 vota në total nga të cilat 53,209 zarfe janë nga Greqia.
Duke qenë se votat e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk po numërohen, dhe vendimi merret me 16 maj se çdo të ndodhë, numëruesit kishin si detyrë të hapnin 141.680 zarfet e tjera të ardhura nga shtete të ndryshme.
Por në fakt deri më tani ora 00.20 minuta sipas të dhënave të KQZ janë numëruar 143.672 vota. Pra rreth 2 mijë vota më shumë sesa realisht duhej.








