Do habiteni/ Ja sa shufra ar ka si rezervë Banka e Shqipërisë

0

Për tu mbrojtur nga një krizë e papritur financiare që mund të vij në të ardhmen, Banka e Shqipërisë vit pas viti ka shtuar rezervën për emergjencat.
Në fund të vitit 2024 rezerva e Bankës së Shqipërisë ishte plotë 6.3 miliardë euro dhe objektivi është të arrijë në mbi 7.4 miliardë euro në fund të vitit që vjen.
Por si është e ndërtuar rezerva?
Bazuar në shifrat e detajuara të Bankës qendrore, si rezervë ajo ka 272 milionë euro ‘shufra ari’. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3,42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar.
Shifrat zbulojnë se brenda një dekade vlera e arit që mbahet si rezervë nga banka qendrore gati është 6-fishuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × five =