Fundjavë në Juglindje? Nesër bllokohet Pogradeci/ Ja oraret kur mund të ngecni në trafik

0

Bashkia Pogradec

Njoftim i rëndësishëm! 🏃‍♂️🏃‍♀️Marathon Enkelana edicioni IV-ët, 26 Korrik 2025

Marathon Enkelana vjen në Pogradec në edicionin e saj të IV-ët, do të ketë edhe këtë vit dy disiplina;

➡️21.195 m Lin-Pogradec
➡️11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec

Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë:

🚫Dt 26 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 12-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.

🚫Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:⁰⁰

➡️Do të jetë e bllokuar deri në orën 21⁰⁰

-Bulevardi “Reshit Çollaku”
-Bulevardi “Kajo Karafili”
-Rruga deri tek Karburanti “Gega”
-Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finishit në qendër.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali.

🚫Pogradec-Lin ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰

🚫Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five + fifteen =