Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij të katërt në zgjedhjet parlamentare. Në një postim në platformën X Orban shkruan se kjo ishte një fitore bindëse. Më tej kryeministri hungarez përmend edhe samitin që do të zhvillohet të premten, të cilin e konsideron historik.
“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.











