Tiranë, vidhen lekët e dhuruara në disa xhami/Video

0

Isa xxhami të Tiranës kanë rënë pre e vjedhjes së arkave ku besimtarët dhurojnë çfarë munden. Hoxhë Ahmed Kalaja ka publikuar video nga kamerat e sigurisë ku duket një i ri që ka hyrë dhe ka vjedhur. Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, i riu mban kapele dhe një maskë kirurgjikale në fytyrë.

Ahmed Kalaja ngre dyshime se hajduti mund të jetë minoren dhe mustaqet të jenë fallco, sepse ai qëllimisht e ul maskën përballë kameras. Megjithatë, nëse rasti do të hetohet nga Policia e Tiranës, mbetet për t’u parë se kush është ai dhe cilat xhami ka grabitur.

Postimi i Ahmed Kalasë

Siç më erdhi në inbox; nga besimtari dixhital:

Ky ka vjedhur para pak ditësh edhe arkën e Xhamisë së Laprakës. Mundet të jetë ndonjë minoren me mustaqe fallco. Fakti që zbulon mustaqet para kamerave duket sikur e bën qëllimisht. Ose thjesht s’e duron dot maskën.

Duhet me e përhapur që ta kenë parasysh xhamitë e tjera.
Te ne e ka kryer vjedhjen nga ora 9.30 e mëngjesit.

Tamam në atë kohë që s’ka punë njeri në xhami.

Klikoni për të parë videon

https://www.facebook.com/share/v/1ZDLndfecX

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − 4 =