Dashi
Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të lëshuar plotësisht. Nëse jeta juaj ne çift është e trishtë dhe i mungon emocioni duhet të bëni të pamundurën që ta ndryshoni situatën. Po i latë gjerat pas dore mund të keni probleme serioze më pas. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare sot dhe nuk do ndiheni gati të filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Yjet do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë gjithë kohës me financat.
Demi
Sot yjet do ju bëjnë të ndiheni si yje Hollivudi dhe do mburreni shumë. Nëse keni një lidhje do mendoni gjithë kohës sikur jeni mbi partnerin dhe mund ta kritikoni atë. Vetëm në mbrëmje kur ta shihni se ai do qëndrojë në heshtje dhe nuk do ju flasë do reflektoni dhe do i kuptoni gabimet. Beqarët do kenë disa debate me miqtë e tyre të cilët do iu prishin planet e joshjes. Edhe kjo ditë ka për të qenë e zakonshme. Në punë nuk do arrini asgjë nga detyrat që iu janë dhënë dhe kjo do sjellë probleme serioze. Mund të vihen në pikëpyetje edhe vazhdimësia në atë kompani. Paratë do jenë shumë të trazuara do ju duhet të merrni para hua për t’ia dalë mbanë.
Binjakët
tjetër do e keni më të vështirë t’i shprehni ato që do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në shumë momente mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje në detyrë. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime.
Bricjapi
Sot do i keni mendimet e qarta dhe do dini gjithmonë si të veproni. Do keni besim tek zgjedhjet tuaja dhe do i keni në dorë letrat e fatit. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përkujdesur për partnerin dhe do ruani një marrëdhënie shumë të ngrohte me të. Askush nuk do guxojë t’ua prishë harmoninë. Nëse jeni beqarë duhet të maten disa herë para se të hidhni hapa sepse vetëm kështu do shmangin zhgënjimet. Në punë do filloni disa projekte mjaft interesante, por që do duan me tepër përkushtim dhe kohë te harxhuar. Gjendja financiare për fat të mire nuk do ketë aspak probleme kështu që mos u shqetësoni për asgjë.
Ujori
Ditë ë mbushur me momente të bukura do jetë kjo e sotmja. Marrëdhënia me të gjithë do jetë e shkëlqyer. Nëse jeni në një lidhje më në fund do rimerrni frymë lirisht pas një periudhe disi delikate. Çastet e lumtura do shumëfishohen. Edhe ju beqarëve do ju ndodhin gjëra pozitive sot dhe zemra do fillojë të rrahë akoma më fort. Gjithsesi e mira është që personat që do njihni t’i mbani fillimisht miq e më pas të kaloni në diçka tjetër. Në punë do jeni të motivuar, të frymëzuar dhe mjaft energjikë. Çdo qëllim që do i vini vetes do mund ta arrini. Paratë nuk do kenë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm.
Peshqit
Saturni do ju bëjë t’iu mungojë siguria në vetvete sot dhe nuk do arrini dot t’i shprehni lirshëm as mendimet. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta komandoni partnerin apo ta kritikoni për gjithçka pasi në fund të fundit askush nuk është perfekt dhe të gjithë bëjmë gabime. Nëse jeni ende beqarë ka ardhur koha të përzgjidhni sot dhe jo të jeni më të shpërqendruar. Në punë do vazhdoni të hezitoni të tentoni gjëra të reja. Lëre pas krahëve edhe krenarinë edhe frikën. Paratë nuk do jenë të shkëlqyera megjithatë me pak përkujdes dhe ndihmë nga të afërmit do arrini ta kaloni ditën pa probleme serioze.









