10 ditë për të numëruar 1.6 milionë vota, mbyllet përfundimisht procesi/Shifrat

0

Mbyllet plotësisht procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet, si për partitë ashtu edhe për kandidatët në listat e hapura.

Elbasani ishte qarku i mbetur për të cilin u firmosën edhe procesverbalët e fundit që shënojnë në këtë mënyrë përfundimin e procesit të numërimit në Shqipëri.

Partia Socialiste fitoi 83 mandate në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa Partia Demokratike 50.

Pjesa tjetër u nda mes PSD-së që mori 3 mandate, Partisë Mundësia me 2 mandate dhe Nismës Shqipëria Bëhet e Lëvizjes Bashkë me nga 1 mandat secila.

Në zgjedhjet e 11 Majit morën pjesë mbi 1.6 milionë votues, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × four =