Zhegrova, njoftimi i papritur në ditën e prezantimit: “Ndaj Inter nuk do të jem”

0

Bilanci i drejtorit të përgjithshëm bardhezi Damien Comolli dhjetë ditë para përfundimit të merkatos tregon për një Juve më të fortë se më pare, duke prezantuar dy lojtarët e ardhur në ditën e fundit të merkatos: Edon Zhegrova e Openda. “Jemi treguar të zotë për të gjetur ekuilibrin e duhur mes nevojave financiare dhe dëshirës për të ngritur nivelin: organika është më e pasur, skuadra më konkurruese…”.

Lexo më tej: Zhegrova te Juventus, pse goditja e merkatos nuk luan që nga dhjetori 2024

Nëse topi përfundon në zonën ku duhet të krijohet mjaft ankth për mbrojtjet kundërshtare, ja ku shfaqet adrenalina e belgut Openda. “Jam një numër nëntë – kështu foli ish-sulmuesi i Leipzig –, por nuk kam probleme të lëviz në gjithë frontin e sulmit, do të luaj aty ku më kërkon trajneri. Në Itali ka pak fantazi? Shpresoj të sjell shpejtësinë time, një nga karakteristikat më të mira që më shoqërojnë. Konkurrenca përpara? E di shumë mirë që do të ketë kohë edhe për pankinën, e dija që kur pranova transferimin këtu…”.

Zhegrova e Openda prezantohen te Juventus

Openda ngroh motorin (“Nëse do të ketë hapësirë, jam gati për sfidën me Interin”), më pak Zhegrova. “Po punoj, por duhet edhe pak kohë për të qenë në formën më të mirë: kam folur me Tudor, të shtunën nuk do të jem…”. Openda po, Zhegrova (për momentin) jo: ky është bilanci i të ardhurve të rinj pak orë para Derby d’Italia në program të shtunën pasdite në Stadium.

The post Zhegrova, njoftimi i papritur në ditën e prezantimit: “Ndaj Inter nuk do të jem” appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × one =