Zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrje e ulët deri në mesditë, Mati dhe Tepelena në krye

0

Procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillohen këtë të diel në pesë bashki të vendit vijon i qetë, por me një pjesëmarrje të ulët të zgjedhësve.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në mesditë, pjesëmarrja mesatare në rang kombëtar është 12.1%.

Kjo pjesëmarrja është shumë më e ulët se në zgjedhjet normale për kryetarë bashkie të zhvilluara në maj 2023, që sipas raportimeve të KQZ-së në atë ditë ishin mbi 20%.

Ndër bashkitë ku po zhvillohet procesi, Mati kryeson me 28.61%, e ndjekur nga Tepelena me 25.01% dhe Cërriku me 17.81%. Në Berat, pjesëmarrja është 13.05%, ndërsa Vlora renditet e fundit me vetëm 8.09% të votuesve që kanë dalë në qendrat e votimit deri në mesditë.

Në total, sipas të dhënave të raportuara deri në këtë orë, nga 276,514 qytetarë të regjistruar në listat e zgjedhësve në pesë bashkitë, kanë votuar 33,463 persona, çka përkon me një mesatare pjesëmarrjeje prej 12.1%.

Më konkretisht, në Vlorë janë votuar 12,092 persona nga 149,425 zgjedhës, në Berat 9,395 nga 72,000, në Cërrik 5,792 nga 32,525, në Mat 4,301 nga 15,035 dhe në Tepelenë 1,883 nga 7,529 zgjedhës të regjistruar.

Procesi deri në mesditë është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të raportuara. KQZ njofton se pjesa më e madhe e qendrave të votimit kanë raportuar në kohë, ndërsa frekuentimi më i lartë i votuesve është vënë re në zonat rurale dhe te grupmoshat mbi 55 vjeç.

Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, pas krijimit të vendeve bosh në postet e kryetarëve të bashkive për shkak të dorëheqjeve, shkarkimeve apo marrjes së mandateve të tjera publike nga ish-kryetarët. Zgjedhjet ishin planifikuar dhe në kryeqytet, por u anuluan pas Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kryebashkiakut actual, Erion Veliaj.

Procesi i votimit do të vijojë deri në orën 18:00, ndërsa KQZ pritet të publikojë më vonë të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes dhe rezultatet paraprake të numërimit.

 

 

 

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrje e ulët deri në mesditë, Mati dhe Tepelena në krye appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × three =