Zgjedhjet e pjesshme/ Rezultatet e para nuk zhgënjejnë mazhorancën (Shifrat)

0

Ka nisur procesi i numërimit të votave në të pesta bashkitë, në të cilat u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme dhe socialistët nuk kanë asgjë për tu frikësuar.

Tepelenë, sipas të dhënave të raportuara deri më tani nga KQZ, kryeson kandidati socialist Gramoz Sako me 111 vota, ndërsa kandidati i pavarur Gabriel Guma ka marrë vetëm 26 vota.

Berat, ku janë numëruar 7 kuti, kryeson bindshëm socialisti Ervin Ceca me 748 vota deri më tani,  ndërsa Pavlo Shkarpa, i pavarur dhe që mbështetet nga PD, ka 142 vota.

Edhe në Cërrik, kryeson kandidati socialist Florenc Doka me 184 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Amarildo Hoxha me 31 vota. Ndërsa kandidati i Shqipëria Bëhet ka marrë 16 vota.

Vlorë, bashkia që shënoi edhe pjesëmarrjen më të ulët, kryeson socialistja Brunilda Mersini me 713 vota. Dionis Sota, i pavarur që mbështet PD, ka 92 vota ndërsa Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur, ka 85 vota.

Mat ka nisur gjithashtu numërimi por ende nuk janë përditësuar të dhënat e para.

Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të 5-ta bashkitë. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e kësaj të diele, ku votuan vetëm 12.54 përqind.

The post Zgjedhjet e pjesshme/ Rezultatet e para nuk zhgënjejnë mazhorancën (Shifrat) appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

16 − four =