Zbardhet Kukësi/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës

0

Reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë, duke zbardhur fshatrat e njësive administrative si Shishtaveci dhe Lugina e Valbonës me një trashësi deri në 5 cm.

Megjithëse dëbora nuk ka krijuar vështirësi, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh në disa akse kryesore si Kukës–Qafë Mali dhe Bajram Curri–Valbonë.

Aktualisht, firmat e mirëmbajtjes ndodhen në terren për pastrimin e rrugëve nga materialet inerte, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa ndërprerje.

The post Zbardhet Kukësi/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 + ten =