Vuçiq kundërshton dorëzimin e Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje formale të pavarësisë

0

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur kundër dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas Vuçiqit, një hap i tillë do të përbënte njohje zyrtare të pavarësisë së Kosovës dhe do të niste, siç pretendon ai, fundin e shtetit serb.

“Duhet ta keni të qartë se dorëzimi i Radoiçiqit, apo i cilitdo person tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb.

Kjo nuk do të ishte thjesht kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk do të bëhej fjalë për një njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi Vuçiq për një medium serb.

The post Vuçiq kundërshton dorëzimin e Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje formale të pavarësisë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one + eleven =